“Tani e tutje harrojeni paralojën, çelësi i kënaqësisë seksuale te femrat gjendet në trurin e tyre!” – konstatojnë shkencëtarët e Universitetit të Otavës.
Nëpërmjet një studimi të madh ata kanë intervistuar femrat të cilat kanë vështirësi në arritjen e orgazmës dhe kanë zbuluar që tek ato nuk ndikon as zgjatja e paralojës, as madhësia e organit gjenital të mashkullit, madje as teknika, por fokusimi i tyre dhe relaksimi gjatë seksit.
Veç kësaj, shkencëtarët kanë konstatuar që stimulimi i mendimeve erotike tek femrat e bën më të lehtë kulmin seksual, kështu që më shumë fokusohen në mendimet mbi seksin, lexojnë literaturë erotike apo imagjinojnë skenarë seksi.
“Sipas një rregulli, femrat këtë aftësi e përmirësojnë nga viti në vit, andaj ato më në moshë shumë më lehtë arrijnë orgazmën sesa femrat më të reja”, thotë autori i studimit Paska de Suter.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/