Policia e Vlorës ndihmon turistët e mbetur në mes të detit

Policia e Vlorës ndihmon turistët e mbetur në mes të detit

50
0
Shares

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë disa shtetasve të huaj që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur vazhdimin e lundrimit, me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 3 shtetas që ishin duke lundruar në det, përball derdhjes së lumit Seman, me një mjet veliere me të cilën ishin nisur nga Kroacia dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lundrimin e tyre në drejtim të Turiqsë ku kishin dhe destinacionin, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit. Të tre shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY