Këlliçi: Veliaj mori zjarrfikësit në orarin e punës për miting elektoral

Këlliçi: Veliaj mori zjarrfikësit në orarin e punës për miting elektoral

37
0
Shares

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i ftuar sonte në ‘Ora e Betit’ tha se kreu në ikje i bashkisë Erion Veliaj mori zjarrfikësit në orarin e punës për miting elektoral.

Pjesë nga intervista:

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi tha gjatë intervistës në RTV Ora se Erjon Velia në 6 vitet e fundit ka mbledhur rreth 764 milionë euro nga taksat e qytetarfëve dhe shumicën e tyre i ka shpërdoruar për luks, paga apo dhe fushatë elektorale.

Si shembull ai solli në vëmendje eventin elektoral të organizuar dje nga Veliaj në ambientet e amfiteatrit të liqenit, ku Policët Bashkiakë dhe zjarrëfikësit e qytetit ishin thirrur për të duartrokitur kryetarin e Bashkisë.

“764 milionë euro ka mbledhur Bashkia e Tiranës në këto 6 vjet. Nga këto me të dhënat e vetë Bashkisë së Tiranë, 440 milionë euro ose 57% kanë shkuar për luks, për qejfe dhe për paga. Pra Bashkia e Tiranës paguan çdo ditë 178 milionë lekë për paga të pujnonjësve që të bëjnë fushatë.

Sot e keni parë që ka pasur një aktivitet në mëngjes Kryetari i Bashkisë së Tiranës. E ka pasur me zjarrëfikësit dhe me policinë bashkiake në orar të punës. E dini ju që sot po të binte një zjarr në qytet qytetarët rrezikoheshin se zjarrëfikësit ishin thirrur për të duartrokitur Kryetarin e Bashkisë” tha Këlliçi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY