Reforma zgjedhore, PD zyrtarizon kërkesën – 12 propozime për zgjedhje të lira

Reforma zgjedhore, PD zyrtarizon kërkesën – 12 propozime për zgjedhje të lira

50
0
Shares

Demokratët kanë propozuar një platformë të plotë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike sipas standardeve, e cila ka në themele rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 2013 dhe të 2015.
Në 12 propozimet që kanë bërë demokratët për ndërhyrje në Kodin Zgjedhore kërkohet
dekriminalizimi i procesit zgjedhor duke zbatuar në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimiti i cili siguron që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mos marrë një post të zgjedhur, si dhe të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor dhe fushatës së partive dhe kandidatëve.
Po ashtu opozita prej kohësh ka kërkuar
votim dhe numërim elektronik e këtë e ka përkthyer në propozim në platformën e saj duke kërkuar përdorimi i teknologjive në votim, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumëfishtë, shmangien e kontrollit të votës në mënyrë politike, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.
Për sa i përket financimit të partive dhe fushatës opozita propozon që
korniza ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore të rishikohet për të siguruar barazi si dhe mekanizma efikase kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve, me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm. Për këtë arsye PD propozon që
financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit.
Po ashtu në platformën e PD propozohet që në Kodin Zgjedhor
kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve.
Sa i përket medias kërkohet që
të shmanget çdo formë censure nga shteti apo media te veçanta.
Demokratët propozojnë
rishikim të ligjit për listat e zgjedhësve dhe sistemin e adresave në mënyrë që të garantohet integriteti i dokumenteve të identitetit.
Për votën e emigrantëve, demokratët thonë se
ndryshimet ligjore për regjistrimin e emigrantëve përbëjnë rrezik pasi regjistrimi në regjistrin e emigrantëve sjell heqjen automatike të tyre nga QV në territorin e shqiptar.
Po ashtu opozita propozon
rishpërndarjen e mandateve të deputetëve, në bazë të ndryshimeve të popullsisë në Gjendjen Civile.
Për opozitën edhe roli i policisë në procesin zgjedhor duhet të fokusohet për të garantuar që persona me rekorde kriminale të mos jenë të pranishëm pranë Qendrave të Votimit apo të dëmtojnë fushatën e subjekteve zgjedhore. Në këtë linjë opozita propozon
forcim të politikës penale në lidhje me krimet zgjedhore.
Sa i përket sistemit zgjedhor opozita propozon që
sistemi të garantojë përfaqësim politik, dhe të sigurojë efikasitet në qeverisje.
Për referendumet opozita propozon rishikim të kornizës ligjore.
Platforma e propozimeve të PD pritet të jetë pjesë e diskutimit politik në fillim të sesionit të ri parlamentar, në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve politike të vitit 2017.
Pak ditë më parë kreu i PD tha se zgjedhjet e lira mund të zhvillohen vetëm me një qeveri teknike ndërsa këtë të shtunë paralajmëroi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën Kryeministër.  /Shqiptarja.Com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY