A paguan gazetarët nën dorë Conad, ja çfarë thotë për audiopërgjimin e...

A paguan gazetarët nën dorë Conad, ja çfarë thotë për audiopërgjimin e gazetarit

49
0
Shares

Në një audiopërgjim publikuar në publik tv live të gazetarit Naim Noka, ka një moment ku thuhet se gazetari Adriatik Doçi ka marrëveshje me rrjetin e supermarketit Conad.

“… Atë që ka Conadi-n unë e kam marrëveshje. Kam marrëveshje që unë nuk e sulmoj. Mua më vijnë denoncime: i ka produktet e prishura. Po ta nxjerr një herë, dy herë, tre herë, ti nuk shkon më të blesh atje. Unë kam marrëveshje që të mos sulmohet. Në këmbim të kësaj marrëveshjes lidh kontratën, kontratë reklamimi quhet”, thotë ai.

Supermarketi ka reaguar duke thënë se nuk i jep para gazetarit por medias ku ai punon, ndërmarrja e Carlo Bolinos.

Pas deklaratave të fundit, të botuara sot në disa portale dhe rrjete sociale, të marra nga përgjimet, ndoshta të nxjerra jashtë kontekstit, në të cilat flitet për marrëveshje hipotetike jotransparente që përfshijnë, ndër të tjera, emrin e Conad, ndiejmë për detyrë të sqarojnë opinionin publik se: Conad Albania nuk ka asnjë lloj marrëveshjeje me gazetarin Doçi, por vetëm ka nënshkruar marrëveshje publiciteti ligjore dhe transparente me disa televizione, përfshirë edhe Report TV. Më konkretisht, marrëveshja e fundit e nënshkruar me Report Tv dhe që zgjat 6 muaj, nga nëntori 2022 deri në prill 2023, ka të-bëjë me sponsorizimin e një emisioni gatimi, i cili transmetohet çdo mëngjes”, thuhet në reagim. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY