Shqiptarët ndjehen të mashtruar nga rritja e taksës për blerjet online

Shqiptarët ndjehen të mashtruar nga rritja e taksës për blerjet online

62
0
Shares

lona Zaçe është e nxehur me vendimin e qeverisë shqiptare për blerjet online. 26-vjeçarja është një nga qindramijëra shqiptarët që kanë zbuluar kënaqësinë e blerjes online, duke e përdorur në mënyrë të rregullt për të blerë rroba dhe aksesorë.

Por pasi qeveria i vuri një taksë prej 22.4 % blerjeve online mbi një vlerë prej 22 euro, ajo nuk është e sigurtë nëse do të blejë më online.

“Është shumë e padrejtë. Unë kam gjetur pazare të mira online në një kohë kur çmimet në dyqanet shqiptare dhe në qendrat tregtare janë të larta dhe gati kurrë nuk ka ulje,” tha ajo.

Zaçe i tha BIRN pagesa prej 24 % ose më shumë për çdo blerje ishte shumë për të.

Ashtu si Zaçe shumë shqiptarë janë të nxehur dhe po e shprehin pakënaqësinë e tyre me vendimin në rrjetet sociale, duke e konsideruar si një goditje jo vetëm të mundësisë për të blerë rroba, por edhe të librave apo mjeteve për rritje profesionale.

Qeveria e mori vendimin për të ulur limitin e pataksueshëm me një faktor shtatë për blerjet online të mërkurën e kaluar.

Ndërkohë që njerëzit më parë kishin mundësi të blenin mallra me vlerë deri në 150 euro online pa asnjë taksë shtesë, tani do të duhe të paguajnë 20 % TVSH dhe plus 2.4 % taksë doganore në qoftëse vlera e mallit është më e lartë se 22 euro.

Qeveria gjithashtu ka ulur limitin e vlerës së mallrave që qytetarët shqiptarë mund të marrin si dhuratë nga miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit. Ato do të duhet të paguajnë taksa në çdo dhuratë që ka një vlerë më shumë se 45 euro, një limit që më parë ishte 145 euro.

Ky vendim prek të gjithë, por në mënyrë të veçantë të rinjtë, të cilët e përdorin internetin për të blerë rroba, aksesorë dhe produkte nën vlerën 150 euro.

Statistikat e shoqatës shqiptare të bankave tregojnë se tregtia onlinë rritur me ritime të shpejta në vitet e fundit.
Mbi 120,000 transaksione online u bënë në muaj në Shqipëri gjatë katër muajve të fundit. Në prill ky numër arrit 130,000 transaksione.

Të dhënat tregojnë rritjen e blerjeve online sepse volumi i dërgesave me postë të shpejtë u rrit me 130 %.
Artan Gjergji, një ekspert financiar, i tha BIRN se vendimi i qeverisë dukej i nxituar dhe i marrë pa vlerësuar efektet negative.

Ai tha se qeveria po vriste biznesin online në shqipëri, në një kohë kur kjo formë biznesi po lulëzon në të gjithë botën.

“Kjo inicativë do t’i shkurajojë konsumatorët dhe është në kundërshtim me politikat e Bankës së Shqipërisë, të cilat kërkojnë t’i stimulojnë transaksionet online,” tha ai.

Gjergji beson që motivi i vërtet ka të bëjë me dëshirën për të mbledhur më shumë taksa afatshkurtër, nga një sektor që po regjistron rritje.

“Nuk pres që iniciativa e qeverisë të jetë e suksesshme sepse bizneset do ta ulin nivelin e e-commerce, do të inkurajojë dhe evazionin sepse njerëzit do të përdorin cash në vend të transaksioneve bankare online,” parashikoi ai.

Në fakt qeveria ka ndjekur politika kontradiktore në lidhje me limitin e pataksueshëm për blerjet online. Në maj 2014 ministria e Financave propozoi rritjen e limitit të pataksueshëm për blerjet online nga 75 në 150 euro për të stimulaur e-commerce. Tani ministria ka ndryshuar mendje. /reporter.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY