Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, në seancën parlamentare ku dorëzoi mandatin, u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të përqafojnë edhe ata ndryshimin që po vjen me 14 Maj.
Që në krye të fjalës së tij, ai ka veçuar dhe vlerësuar socialistët e ndershëm, dhe ka përmendur me emër Rexhep Mejdanin dhe Pandeli Majkon.
_“Shumë rrallë, pashë këtu një debat, një ngritje të fuqishme zëri, një qëndrim pa kompromis për diçka që ka të bëjë me mirëqënien, me jetën e përditshme të njerëzve. Kacafytje për mirëqënien dhe interesat e rilindjes, të grupit kryesor të saj që qëndron këtu pas meje, sepse këtë më duhet ta them; lakmia e babëzia, errësimi i arsyes e logjikës së shëndoshë para pasurimit, nuk vlen njëlloj për të gjithë kolegët socialistë”,_ u shpreh Këlliçi.
Më tej ai theksoi:
_“Jam i bindur se edhe ju, për veten tuaj e familjet tuaja, e kërkoni ndryshimin. Dhe shumë prej jush që e ka këtë mundësi, që e ka të drejtën e votës në Tiranë, jam i sigurtë se do ta ushtroni në fshehtësi këtë tagër, do ta kapni këtë shans, këtë orë, që po i vjen kryeqytetit. Mos qëndroni prapa qytetarëve, në shije e në zgjedhje. Eshtë rasti të vini në mendjen e tyre, në përmasat, në lëkurën, në këpucën e atyre që ju kanë sjellë këtu. E keni 14 majin mundësi të artë, në mënyrë që të bëjmë atë ndryshim që presin qytetarët tanë prej shumë e shumë kohësh”. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/