Dorëzon mandatin, rezervat e Këlliçit edhe ndaj PD

Dorëzon mandatin, rezervat e Këlliçit edhe ndaj PD

32
0
Shares

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës gjatë mesazhit të fortë që mbajti sot në Kuvend, në seancën e tij të fundit pasi dorëzoi mandatin, shprehu rezerva dhe kritika edhe ndaj vetë PD-së.

Gjatë reflektimit që mbajti për atë që ai e quajti kthim të kurrizit që politika e Parlamenti i kanë bërë qytetarit, Këlliçi nuk kurseu as të vetët.

_“Me shumë kolegë të PD-së, jemi munduar të qëndrojmë fort në mbrojtje të interesit publik, të ngremë kauza, të luftojmë korrupsionin, si me denoncimet që kemi bërë, apo me raste konkrete si ai i komisionit hetimor për aferën e inceneratorëve. Por, nuk mund të them se ja kemi dalë sa duhet. Nuk kemi shkëlqyer as ne, pasi edhe në mesin tonë, në një moment nxorri krye një përplasje e brendshme, që na mori shumë kohë e shumë energji. Dhe, edhe pse kemi qëndruar mbi disa parime e vlera, nuk mund të them se i kemi shërbyer qytetarëve me sherrnajën tonë dhe as e kemi mbrojtur dot më së miri interesin e tyre”,_ pohoi Këlliçi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY