“Bifteku i Belindës kushton 1000 euro, sa një ka”

“Bifteku i Belindës kushton 1000 euro, sa një ka”

39
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ndërsa përshkruante jetën e luksit të qeveritarëve mori si shwmbull ministren Belinda Balluku.

A mund të qajë hallin e nënave dhe motrave tona, Belinda e cila ulet dhe porosit biftekun 1 mijë euro, sa një ka, tha Berisha.

Argumentat:

Edi Rama, bashkë me ministrat e tij janë sjellë ndaj buxhetit të shtetit, ndaj parave të marra borxh si një organizatë kriminale. Në vend që ato të ua kthenin në rroga, pensione, në rrugë, në ujësjellësa, kanalizime, se paratë tuaja janë, ai i kthen ato në plaçkë, si kurrë ndonjëherë. Kjo qeveri është e vetmja në Europë, botë që ndërton autostradën në fushë me 24 mln euro, në një kohë kur në të gjithë Europës, Gjermani, Zvicër dhe kudo, autostrada në fushë kushton 2-3 mln euro.

Kjo qeveri, si askund tjetër, ndërton shkolla në Tiranë, Erion Veliaj me 6 mln euro, ndërkohë kur shkolla me manuale ndërtimi që përcakton çdo çmim, shkon gjithsej, 700 mijë euro. Kjo qeveri realizon qindra e qindra tendera sekrete të ndaluara me ligj. Tenderat sekrete lejohen vetëm për shërbimet sekrete dhe prokurorinë dhe ato, me lupë. Kurse këta janë lëshuar si hajdutër dhe fshehin në mënyrë të paturp, fshehin tendera për të vjedhur.

Bedriu tregoi rastin e tenderit për ujësjellësa, fitoi kompani me 300 mln lekë më shtrenjtë. Ky është një nga mekanizmat kryesorë të vjedhjes. Këta u thonë kompanive, për sa e ndërton ti, e ndërtoj për 50 mln. Jo i thotë, do e sjellës ofertën për 130 mln. Ato 80 mln do i ndajmë bashkë. Që të gjithë tenderat fitohen me vlerat maksimale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga këta qeveritarë 122 miliardë lekë. Fondi i pagave në Shqipëri në një vit është 97 miliardë lekë. Pra me aq sa vjedhin në 9 muaj, pagat mund të ishin rritur të paktën 130%. Por kjo nuk ndodh sepse ata kanë përçmim, i urrejnë qytetarët, i konsiderojnë qytetarët, qenie inferiore, qenie që kaq meritojnë.

Ata nuk shohin, nuk mund të shohin as vuajtjen, sakrificën tuaj.
Por si mund të shohë vuajtjen, sakrificën një njeri që i lejon vetes të udhëtojë 137 herë me avion me dhomë gjumi, se vuan shumë ai, lodhet shumë. Si mund të qajë dhe të dijë hallet tuaja, të rrogave, pensioneve, rrugëve, rrugicave, kanaleve ujitëse, të ujit të pijshëm, një njeri i cili firmos 420 mln euro për djegësat në Tiranë dhe sot pas kaq vitesh nuk ekziston asnjë djegës, as në Tiranë, as në Fier dhe ai i Elbasanit nuk punon. Sepse është sipërmarrja e tij. Sepse është sipërmarrja e tij dhe Erion Veliajt.

Si mund të i lejojë vetes të dijë hallet tuaja, jo, sepse ai blen vazon për në oborr të kryeministrisë që nuk e sheh kërkush, 4 mln euro. A mund të qajë hallin e nënave, motrave tona ajo ministre që nga Tirana në Peshkopi fluturon 15 herë me helikopter për mbledhje partie dhe çdo udhëtim është 15 mijë euro.

A mund të qajë hallin e nënave dhe motrave tona, Belinda e cila ulet dhe porosit biftekun 1 mijë euro, sa një ka. A mund të qajë hallin ajo zonjë, e cila po lexoja sot, sot disbursimet e thesarit për një udhëtim jashtë shtetit si ministri, kanë përdorur 22 mln lekë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY