KAS mban sërish kryetar Alibeajn, Kolegji do të vendosë më 27 mars

KAS mban sërish kryetar Alibeajn, Kolegji do të vendosë më 27 mars

37
0
Shares

KAS ka rrëzuar kërkesën e PD të Sali Berishës, për çregjistrimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i PD.

Më herët përfaqësuesi i Berishës Ledio Nuraj tha se veprimi i Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ishte i nxituar pasi duhej pritur vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

”Ne ankimojme vendimin e KQZ si një vendim i nxituar dhe në shkelje të ligjit, pasi ankimet duhet të ndjekin të gjithë rrugën dhe procedurën, ku neni parashikon që vendimet e formës së prerë, janë ato të Kolegjit Zgjedhor. Ne e shohim të nxituar vendimin e KQZ për të bërë regjistrimin e PD, që ne të bënim ankimin, brenda afatit të Kodit Zgjedhor dhe pastaj të pritej vendimi i Kolegjit Zgjedhor dhe në këtë mënyrë Celibashi të bënte regjistrimin e PD.

Duke bërë këtë veprim komisioneri, mendojmë se është shkelur besueshmeria e procesit zgjedhor.

Ne do kërkonim kundërshtimin e vendimit të KQZ, përtej cdo kompetence, duke vendosur pezullimin e vendimit deri sa kolegji Zgjedhor të shprehet”, tha Nuraj.

Ndërkaq, Berisha ka ankimuar pranë Kolegjit Zgjedhor vendimin e KAS për zgjedhjet e 14 majit ku njihet si kryetar i PD Enkelejd Alibeaj.

Në kërkesën e depozituar nga grupi i Berishës kërkohet të çregjistrohet subjekti “Partia Demokratike”, e regjistruar me nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në  cilësinë e kryetarit të komanduar. Ndërkohë që kërkohet regjistrimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023;

Në fund të kërkesës kërkohet gjithashtu rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimin e datës 18.03.2023.

Vendimi do të jepet nga gjykata në datën 27 mars 2023, ora 14:30. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY