Vdekja në dush e drejtoreshës, kontrolloni nëse keni ‘salva vita’ në sistem....

Vdekja në dush e drejtoreshës, kontrolloni nëse keni ‘salva vita’ në sistem. Ndryshe kujdes i madh: Këshillat e inxhinierit

202
0
Shares

Një inxhinier elektrik bëri thirrje sot që familjarët duhet të jenë të kenë pajisur me salva vita sistemin elektrik në shtëpi, ndryshe dujet të fikin automatin kir rë përdorin pajosjet.

Duke marrë shkasë nga ngjarja e trishtë ku Ornela Gjeçi ka ndërruar për shkak të kontaktit me energjinë elektrike teksa po bënte dush, inxhineri elektrik Azmer Duleviç ka apeluar në studion e Report Tv qytetarët të kenë kujdes.

“Nuk është për herë të parë dhe ne duhet të marrim masa. Kjo vjen nga mungesa e kushteve teknike pra mbrojtjese. Shumica e banesave fatkeqësisht nuk kanë pajisje mbrojtje dhe qytetarët as nuk e dinë që duhet t’i kenë.

Pra nuk kanë “salva vitta” që është kjo pajisje që mbron kur preket rryma me ujin. Duet ta ketë butonin 5, nëse nuk e ka nuk jemi të mbrojtur. Shumë ndërtesa, pallate dhe ndërtesa të reja nuk i kanë bërë standardet elektrike sipas normave që duhet. Duhet të shohin banesat e tyre a i kanë këto. Për të qenë i siguruar duhet të jetë kjo pajisje por jo vetëm.”- tha inxhinieri.

Ornela Gjeçi, drejtoreshë në një shkollë në Durrës, humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike ndërsa ishte në dush.

Bashkëshorti i saj e dërgoi me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 45-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dot. Ajo humbi jetën në banesën e prindërve të saj në Maminas, ku jetonte me bashkëshortin edhe fëmijën e tyre të vetëm. Bashkëshorti i saj është pjesë e Forcave të Armatosura dhe shërben në Policinë Kufitare të Durrësit. Ndërkohë, Ornela Gjeçi jepte në shkollën ‘Rrubjekë’ lëndën e Historisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY