Bylykbashi, debat në Kuvend me Nikollën: Po i hiqni opozitës gjithçka për...

Bylykbashi, debat në Kuvend me Nikollën: Po i hiqni opozitës gjithçka për të kontrolluar qeverinë

28
0
Shares

Opozita kërkoi sot ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend për të bërë një debat në lidhje me raportin e DASH ndërsa kryetarja e Kuvendit tha se do të ketë përgjigje vetëm pas 3 ditësh.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, u shpreh se për shkak se nuk po u jepet kjo e drejtë konfirmohet se opozitës po i zhduket çdo lloj hapësire dhe kontrolli mbi qeverinë dhe mazhorancën.

“Çështjet që ngre raporti i DASH, janë çështje që ulin në gjunjë çdo lloj qeverie. Korrupsioni, abuzimi me të drejtat e shtetasve shqiptarë nga kjo qeveri. Dhunimi i lirisë së medias, koncesionet skandaloze. Dhunimi i zgjedhjeve, të gjitha i keni aty. Ka gjë më prioritare se kaq? Pra ne kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. Është e drejta jonë, e ka rregullorja. Kemi kërkuar specifikisht për të bërë një debat në lidhje me raportin e DASH. Çfarë duhet të sqarojmë më tepër ne? Debati e nxjerr. Pra SOT nuk ka asgjë tjetër përveçse rikonfirmim të asaj që kemi thënë për 1 vit e gjysmë rresht, opozitës po i ngushtoni dhe po i zhdukni çdo lloj hapësire kontrolli mbi qeverinë dhe mazhorancën. Por kur e thonë edhe raportet ndërkombëtare ju përsëri doni t’ia mbyllni mundësinë publikut që në debatin që bëhet në këtë sallë të kuptohet më shumë se kush është gjendja skandaloze e qeverisjes së shqiptare”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla tha se brenda 3 ditësh do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për të caktuar ditën dhe kohën.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY