Deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar si pikë të parë Mocion me Debat për raportin e publikuar nga DASH.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur të përdorin instrumentat që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcakton, duke i dhënë hapësirë funksionit kontrollues të Parlamentit.
Por shpesh herë këto të drejta që Kushtetuta i njeh Opozitë, nuk janë respektuar nga mazhoranca apo Kuvendi.
Në këtë kontekst, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh të opozitës kërkojnë:
- Ndryshimin e Rendit të Ditës
- Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e DASH.
- Debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë një kohe niminalisht prej 10 minutash për të diskutuar.
Sipas kërkesës së deputetëve të Opozitës, Kryetarja e Kuvendit duhet të mbledhë menjëherë Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.
Kërkesë për ndryshim të Rendit të Ditës të Seancës Plenare datë 23.03.2023, ora 10.00 duke përfshirë si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/