Rama në Britani, takim me Sunak për emigrimin e paligjshëm

Rama në Britani, takim me Sunak për emigrimin e paligjshëm

28
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Britani ku do të takohet me homologun britanik Rishi Sunak.

Takimi është programuar pasditen e sotme. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm.

Në tavolinën e bisedimeve të dy kryeministrave do jenë hapat konkretë që do të ndiqen për të vënë në jetë marrëveshjen e nënshkruar në mesin e Dhjetorit midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Mësohet se nuk pritet të ketë një marrëveshje të re.

Përveç takimit me kryeministrin Rishi Sunak, kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë një fjalë në “London School Economy” dhe do të marrë pjesë në një takim që zhvillohet në Ministrinë e Jashtme britanike ku do të jenë pjesëtarë të komunitetit shqiptar si dhe nga komunitete të tjera. Të premten është programuar edhe një takim mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi me homologen britanike Suella Braverman. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY