Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Klodiana Shala: Rama, përgjegjës për gjendjen e mjeruar të sportit shqiptar në Lojërat Olimpike

07/08/2016
Klodiana Shala: Rama, përgjegjës për gjendjen e mjeruar të sportit shqiptar në Lojërat Olimpike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësimi i Shqipërisë në aktivitetin ndërkombëtar më të rëndësishëm sportiv siç janë Lojërat Olimpike në Brazil, sipas Partisë Demokratike është një goditje për imazhin tonë dhe një shprehje e rrënimit të çdo standardi në këto 3 vite.

“Atletja jonë pa kostum kombëtar, një rast i paprecedentë në histori, sherri i pjesëtarëve të ekipit gjatë paradës në sytë e mbarë botës, dhe numri më i ulët në rajon e më gjërë i garuesve që Shqipëria ka atje, janë dëshmi e pastër e shkatërrimit të sportit, e shpartallimit të këtij sektori jetik në çdo drejtim.
Edi Rama është padyshim përgjegjësi kryesor për këtë gjendje të mjeruar e për këtë përfaqësim mjeran në qendrën e botës këto ditë, në Rio.
Hipokrizia e tij me sportin është e dukshme tashmë para gjithë shqiptarëve. Ai bën shoë, dhe jo punë. Nuk është serioz. Nuk e do sportin, por e përdor atë kur i duhet”, është shprehur Klodiana Shala.

Sipas PD Edi Rama abuzoi me suksesin e kombëtares tonë të futbollit duke dashur të përfitojë kredite. Ai kujtohet për sportin vetëm kur i hyn në punë ose kur e kthen në avantazh elektoral, ose kur bën afera financiare, siç është kulla e paprecedent bashkë me qendrën tregtare në qendër të Tiranës, një histori tronditëse korrupsioni.
“Edi Rama e sheh sportin si instrument politik për të bërë propagandë dhe jo si sektor ku duhet investuar me seriozitet.
Përfaqësimi i turpshëm në Lojërat Olimpike të Brazilit është meritë e tij.
Ne i urojmë suksese sportistëve tanë atje dhe dëshirojmë rezultatet më të mira, por jemi të indinjuar që ata janë braktisur me përbuzje nga qeveria, nga Edi Rama.
Edhe Lojërat olimpike, edhe sporti dëshmojnë se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”, është shprehur antarje e Keshillit Bashika Klodiana Shala.

 

4d26b0d9-156f-41f0-838e-b7a1406eea4a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.