Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Inagurohet spitali i ri Qendror në QSUT, 345 shtretër dhe mbi 600 persona personel

22/03/2023
Inagurohet spitali i ri Qendror në QSUT, 345 shtretër dhe mbi 600 persona personel
Share on FacebookShare on Whatsapp

U inagurua sot Spitali i ri Qendror në QSUT, një spital krejtësisht i ri i ndërtuar nga themelet për sëmundjet e brendshme, në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e kanë konsideruar këtë investim veprën më madhore në shëndetësi.
“Krenare që përmbyllim një ndër veprat më të mëdha të tre dekadave të fundit në shëndetësi, Spitalin Qendror të QSUT. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Eshtë dashur shumë mund dhe këmbëngulje. Me vizionin dhe mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i’a dolëm të ngremë nga themelet një spital modern me 345 shtretër, ku do të punojë një staf prej 612 mjekësh, infermierësh, teknikësh, koordinatorësh, punonjësish mbështetës. Në një hapësirë ndërtimi rreth 26 mijë metra katrorë, ku akomodohen 14 shërbime universitare. Një fillim i ri, që do të sjellë një kulturë të re shërbimi ndaj pacientëve”, -tha Manastirliu në fjalën e saj.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se ky spital i ri do të hapë gjithashtu një tjetër shteg për edukimin dhe formimin gjeneratës së re të mjekëve.
“Të mos harrojmë se si Qendër Spitalore Universitare, funksionimi i saj si një bazë mësimore dhe praktike profesionale, ka rëndësi jetike për edukimin dhe formimin gjeneratës së re të mjekëve, që do të shërbejnë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Nëntë klasa leksionesh, ambiente ndihmëse, zgjerim të kapaciteteve të bazës praktike i krijojnë mundësinë UMT të vazhdojë me planin e shtimit të kuotave të studimit, dhe vazhdimësinë e hapjes së specializimeve”, – u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri me dije se QSUT do të jetë spitali i radhës që po përgatitet të marrë autonominë menaxheriale, e cila mundëson më shumë hapësira vetë-administrimi të burimeve njerëzore, shpërblime në bazë performace dhe rritje të aftësive të stafeve.
Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë tha se më shumë se 2000 mjekë specialistë do shohin të bëhet realitet, zotimi për rritjen e pagës me 500 dollarë për çdo mjek specialistë që punojnë në spitale, duke filluar nga muaji prill.

Ndërtimi i Spitalit Qendror është vepra më e madhe infrastrukturore në Shëndetësi, me një vlerë investimi rreth 17 mln euro. Spitali Qendror ka një sipërfaqje ndërtimi 23,290 m2, me kapacitet 345 shtretër ku akomodohen 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, rheumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria.
Me vizionin për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, 5 vite më parë nisi zbatimi i masterplanit për QSUT. Pas përfundimit të veprave si Spitali Kirurgjikal “Frederik Shiroka”, Spitalit të ri Pediatrik, Spitalit Infektiv, Depos Farmaceutike QSUT,  vijon puna me intensitet për fazën e dytë të rindërtimit të Spitalit Pediatrik, e në vijim do të hapen investime të reja me projektet për rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik dhe atij të Djegje-Plastikës në QSUT. r.sh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026
Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026
Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.