Rama sulmon sërish pronat e pronarit të News 24 e Panorama. Policia...

Rama sulmon sërish pronat e pronarit të News 24 e Panorama. Policia pushton pjesën e mbetur të ‘Prestige resort’

59
0
Shares

Forca të shumta policie mësynë sot në ambientet e “Prestige Resort” në Golem në pronësi të pronarit rë mediave të news24 e Panorama, Irfan Hysenbelliu, për të konfiskuar godinat, pa një njoftim paraprak dhe mbi të gjitha pa një vendim gjykate.

“Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, tha avokati i “Hysenbelliu Group

Shembja e ‘Prestige Resort’ ka zënë vend në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin e kaluar. Ky sulm ndaj një biznesi përmendet në raport si një trysni mbi mediat.

“Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtimet. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport e DASH.

Vazhdon shqetësimi se kritikat e hapura ndaj qeverisë mund të kenë pasoja negative,” thuhet haptas në raport.

Përfaqësuesja e Shërbimit Social Shtetëror, që drejton operacionin, teksa është pyetur për vendimin e gjykatës, është shprehur: Ju vijoni me gjykatat, ndërsa ne do të bëjmë punën tonë.

“Unë këtu jam për të bërë punën time dhe për të mos dhënë asnjë intervistë. Ju duhet të më lejoni të bëjë punën time. Vendimin e gjykatës vazhdoni me gjykatat, ne do të bëjmë punën tonë. Skam koment”, është shprehur përfaqësuesja e Shërbimit Social.

Avokati i “Hysenbelliu Group” deklaroi se nuk janë njoftuar zyrtarisht për të liruar godinën.

“Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, thotë avokati i “Hysenbelliu Group”.

Në ambientet e ‘Prestige Resort’ kanë zbarkuar IKMT, Policia e Shtetit si eedhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë pa asnjë vendim gjykate.

Ndërkohë është kërkuar edhe ndërhyrja e forcave xhenio për të hapur me forcë dyert e 2 godinave të “Prestige” që u hapën më pas duke ndryshuar bravat me dy persona të mbuluar me kapuçë të zinj.

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka folur në lidhje me sulmin e ri, më të fundit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama ndaj bizneseve të tij, konkretisht për aksionin e paligjshëm të konfiskimit të “Prestige Resort” në Golem.

Pyetje: Si ndiheni teksa shikoni këtë kordon policor që qendron para godianvëe e mësyhet pa pasur një njoftim zyrtar, vendim gjykate?

Irfan Hysenbelliu: Unë ndihem shumë i qetë për faktin se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Ju e dini që kryeministri i vendit kohë më parë janë botuar kartela psiqike të tij e ato shfaqen herë pas here. Unë po ia them, nuk doja të hyja në disa detaje, por po them vetëm një gjë, raportet e kryeministrit me mua thonë që kanë qenë shumë të mira.
Në fakt që në kohën e Bashkisë dhe më pas ne kemi pasur goxha debate për shkak se ai tjetër gjë ka brenda vetes e tjetër gjën pasqyron jashtë.

Ai brenda në shpirtin e tij është i zi. Gjithmonë kërkon që jashtë të paqyrojë një fytyrë paqësore vizionare. Ne kemi pasur gjithmonë debate se është aktor shumë i zoti. Sa herë ndodhem jashtë shteti, ai sa më pa në Beograd në anën psiqike dha urdhër dhe të nesërmen coji policinë në Prestige.

Kur isha në SHBA, sa më pa që dola në media filloi dhe acarohet me veten dhe i vuri tritolin.

Unë këto ditë kam qenë rastësisht me familjen në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë, dhe nuk mund ta përmend, ai ishte me familjen atje e qëlluam rastësisht në një kat e aty shkëmbeheshim si ata të nëndetëset. Dhe kur u ulëm një darkë rastësisht me tavolina ngjrire mimika e tij i rrotulloheshin sa u ngrit dhe u largua.

Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Cfarë e bën të vuajë brenda?

Unë mund t’i them që nuk kam qenë nga ata botues që të bëj nga ato presione që ai do.

Ai disa herë ka kërkuar që të bëj tansparencë apo presine njerëzve të rëndësishëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY