Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me banorë rë Selwnicës se mediat i kontrollon Edi Rama, ne kemi qytetarin, të trokasim në çdo derë dhe të ulemi e të bisedojmë
Argumentat:
Ku duhet ta bazojmë ne betejën tonë. Ne mediat nuk i kemi me vete. Mediat i kontrollon në mënyrën më të shëmtuar qeveria. Ju e patë, Departamenti i Shtetit denoncoi tritolin në hotelin ‘Prestige’ vetëm për shkak të Neës24 dhe medieve, sepse pronari nuk pranonte ti nënshtrohej instruksioneve dhe diktatit të Edi Ramës. Por të tjerët pranojnë.
Mediat sot janë në një terror të vërtetë. Atëherë çfarë kemi ne. Ne kemi njëri-tjetrin, duhet të trokasim në çdo derë, në çdo klub, kudo, të ulemi me çdo bashkëfshatar, me çdo bashkëqytetar dhe të ndalim e të diskutojmë këto. Këto që themi ne janë të vërteta. Nuk ka asgjë të stisur. Të vërtetat më të hidhura që mund të dëgjojmë ndonjëherë në jetën tonë. Nuk ka të vërtetë më hidhur që të ikë 1/3 e kombit në 8 vite.
Nuk ka të vërtetë më hidhur se sa punët publike që bëhen me taksat tuaja të vidhen në masën 80-90 %. Nuk ndodh kund në botë, përveç se ne Shqipëri. Pra nëse ne trokasim në dyer, çelim jo vetëm derën, por edhe zemrën e tjetrit, ndaj ju ftoj; këto zgjedhje të bëjmë gjithçka për të zgjedhur Leonard Rakipajn qytetar të parë të Selenicës, për të përmbysur monizmin këtu në Selenicë, Vlorë dhe mbarë Shqipërinë.r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/