Pasi KAS e caktoi kryetar, Alibeaj tjetër përpjekje për të nxjerrë demokratët...

Pasi KAS e caktoi kryetar, Alibeaj tjetër përpjekje për të nxjerrë demokratët nga zjedhjet. Cefa relator

76
0
Shares

Enkelejd Alibeaj ka bërë tjetër ankim për të nxjerrë nga zgjedhjet PD e Berishës ndërkohë që ka depozituar një ankesë për çregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me prtekstin  se ka në marrëveshje edhe PD-në.

Alibeaj nuk njihet nga asnjë vendim ligjor në parti apo në gjykatë se drejton PD-në përvec një vendimi të halabakëve të KAS që e caktoi atë kryetar partie edhe pse nuk u ishte kërkuar kjo gjë.

“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kërkesën e Alibeaj depozituar në KQZ nga avokati Indrit Sefa.

Alibeaj parashtron argumente si përdorimin e emrin dhe simboleve pa vullnetit e kryetarit të komanduar nga KAS, Alibeaj ndërsa kërkon identifikimin se cila parti do të propozojë kandidatët për bashkitë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

KAS ka hedhur shortin në lidhje me këtë ankesë dhe është caktuar relator Elvis Cefa. Pritet që së shpejti ankesa të trajtohet nga KAS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY