Trafikant i rangut ndërkombëtar në Evropë, biznesmen pularie në Shkodër, dënohet nga...

Trafikant i rangut ndërkombëtar në Evropë, biznesmen pularie në Shkodër, dënohet nga SPAK

48
0
Shares

13 vite burg për Jetmir Kastratin ndërkohë që përfiton 4 vite më pak për shkak të gjykimit të shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 9 vite burg në një burg të sigurisë së lartë.

Kastrati pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Detajet:

Në përfundim të gjykimit më dt.20.03.2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat ai ishte akuzuar dhe është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar në aplikim të nenit 406 të Kodit të Proçedurës Penale, pas uljes së 1/3 të masës së dënimit, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë.

Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale.

Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmëve të të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për  Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të  Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.

Zbulimi i aktivitetit kriminal, hetimi dhe gjykimi i këtij të pandehuri, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY