Në sharrë, në landfill tek vend grumbullimi i mbeturinave, është gjetur një kufomë, e seksit mashkull, rreth 30 vjeç. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e kufomës dhe gjetjen e shkakut të vdekjes. Nga hetimet paraprake, dyshohet se është punonjës në landfill pasi në duar ka doreza dhe të veshur ka një mushama si e punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren. Viktima dyshohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Viktima eshte transportuar për në morg ku do bëhet autopsia nga eksperti mjeko ligjor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/