Gjatë vitit 2022, Prokuroria e Posaçme mori akses të drejtpërdrejt në 9 databaza të tjera shtetërore të cilat përdoren në funksion të hetimeve që kryen për çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporton tvklan.
Konkretisht, gjatë vitit që lamë pas, SPAK ka kërkuar dhe ka arritur të aksesojë në mënyrë të drejtpërdrejtë sistemin e Gjendjes Civile, atë të Kadastrës, Drejtorinë e Burgjeve, regjistrin noterial dhe atë të pronave, apo atë të llogarive bankare.
Gjithashtu, janë shtuar si databaza ku Prokuroria e Posaçme ka akses pa qenë nevoja të kërkojë verifikime nga palë jashtë saj, në disa prej sistemeve të tjera të Policisë së Shtetit, si ADAM, E-Gjoba, apo edhe raporte dhe statistika.
Ligji i miratuar në vitin 2016 për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme i jep të drejtë kësaj strukture dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të kenë akses në databazat ekzistuese të të gjithë institucioneve shtetërore.
Ky akses jepet brenda 6 muajsh dhe vetëm me kërkesë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Ai është i përhershëm dhe ka qëllim evitimin e rrjedhjes së informacioneve për hetime penale dhe pasurore që SPAK kryen. tv klan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/