Kurti-Vuçiç, 9 orë bisedime. Bëjnë pushimin e dytë. Takimet do vijojnë

Kurti-Vuçiç, 9 orë bisedime. Bëjnë pushimin e dytë. Takimet do vijojnë

62
0
Shares

Janë më shumë se 9 orë që kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Diskutimet po vazhdojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e të cilit palët u dakorduan më 27 shkurt.

Fillimisht krerët e shteteve u takuan ndaras me përfaqësuesit e BE-së. Pastaj, pak pas orës 15:00 ka nisur takimi trepalësh. Ky takim zgjati për një orë fillimisht para një pauze gati dyorëshe për t’u ritakuar sërish.

Nga ora 18:20 palët janë në pjesën e dytë të takimit dhe ende po vazhdojnë diskutimet.

Nga nisja e takimeve s’ka pasur asnjë deklaratë të krerëve apo ndërmjetësve. Pas takimit, pritet që secili t’u drejtohet gazetarëve, ndërsa Borrelli të japë përfundimet e takimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY