Berat, të rrahësh infermierin në shkallët e spitalit mund të shkosh në...

Berat, të rrahësh infermierin në shkallët e spitalit mund të shkosh në burg

63
0
Shares

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u referuan materialet hetimore në Prokurori dhe u shpallën në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit K.Sh., 22 vjeç dhe E.N., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi për motive të dobëta dhe me pretendimin se u kishte zënë rrugën nëpër shkallët e Spitalit Rajonal Berat, kanë goditur me grushta infermierin i cili ishte në shërbim shtetasin E.Sh.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY