Këlliçi: Çmimet e apartamenteve i rrit paraja e pisët në ndërtim

Këlliçi: Çmimet e apartamenteve i rrit paraja e pisët në ndërtim

69
0
Shares

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi tha në emisionin “Publikisht” të gazetares Blerta Tafani, se paraja e pisët që implementohet në ndërtim ka sjellë dhe shtrenjtimin jashtë çdo logjike të apartamenteve dhe qirave në kryeqytet. Sipas tij një ndër prioritetet e tij në krye të Bashkisë është frenimi i këtij fenomeni.

“Me të dhëna zyrtare, me statistikë të duhen 69.4 vite jetë kursime për të blerë një aparatament 90m2 në Tiranë. Ajo çka do të bëj unë është që nuk do të ketë më kompani fantazëm që krijohen sot, kanë një mijë euro kapital themeltar të kompanisë dhe marrin leje ndërtimi për një projekt që kushton 20 milion euro. A ka qytetar qe nuk e kupton që kjo është pastrim paraje? Këto ndërtues që ndërtojnë me para të pisët, këto kompani që pastrojnë para, nuk i intereson fare tregu i “Real Eastate”, nuk i intereson fare çmimi mesatar i qerasë në kryeqytet apo i shitjes së truallit sepse e kanë për pastrim paraje, kanë tjetër qëllim këto. Prandaj në këtë Tiranë absurdi është ky, rroga mesatare është 420 mijë lekë a 450 mijë lekë dhe ke vende të caktuara në Tiranë ku shitet çmimi i truallit është 5 mijë 6 mijë euro m2”.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u shpreh se me taksën 3% që Bashkia e Tiranës ka marrë deri tani, duhet të kishte zgjidhur problemin e strehimit, por sipas tij s’ka asnjë transparencë se çfarë është bërë me të. Këlliçi u shpreh se në funskion të strehimit do vendosë dhe katet shtesë, në kundërshtim me lejen që u është dhënë ndërtuesve.

“Këto kate sipërfaqe pa leje duhet të shkojnë në të mirë të interesit publik apo mund të adresohen për çështjet e strehimit. Kemi 3% taksën që paguhet për strehimin. Mund ta kishte mbyllur çështjen e strehimit social, të pastrehëve në Tiranë, nëse do ishte përdorur si duhet 3%. Ku ka shkuar nuk e dimë nuk kemi transparencë nuk e kemi idenë”, tha Këlliçi në “Publikisht”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY