HISTORIA/ I moshuari kërkon lidhje me gruan e martuar, i bën foto e...

HISTORIA/ I moshuari kërkon lidhje me gruan e martuar, i bën foto e video në rrugë

64
0
Shares

“Lufta për klientë” mes dy bizneseve konkurrente në Tiranë ka vijuar me një histori përndjekjeje ndaj një gruaje të martuar, që dyshohet të ketë si autor një 61­vjeçar. Punonjësja e një agjencie sigurimi ka kallëzuar në Prokurori veprimet e shtetasit Ylli Hoxha, që, sipas saj, e ka përndjekur dhe shqetësuar për një kohë të gjatë.

Kallëzuesja B. A. pretendon se 61­ vjeçari e ka filmuar gjatë një zënke, regjistrim të cilin e ka hedhur në internet. Më tej, sipas saj, ai e ka ndjekur sistematikisht, duke e filmuar dhe fotografuar, si edhe se i ka kërkuar asaj lidhje intime. Punonjësja e agjencisë së sigurimit ka thënë se veprimet shqetësuese të Hoxhës nuk janë kursyer edhe kur ajo ka qenë në shoqërinë e bashkëshortit të saj, duke i krijuar probleme serioze në familje dhe duke i rrezikuar asaj martesën. Me kërkesë të Prokurorisë, në fund të muajit korrik, Gjykata e Tiranës caktoi në mungesë masën sigurie “arrest në burg” për Hoxhën, masë e ekzekutuar më 3 gusht. Dy ditë në parë, ai u paraqit në gjykatë për verifikimin e kësaj mase. Përmes mbrojtësit të tij, i dyshuari Hoxha kallëzim dhe kërkoi lirimin e tij nga qelia. Sipas avokatit, kallëzimi ishte i motivuar nga konkurrenca. Pasi verifikoi gjeneralitetet e të dyshuarit dhe u njoh me pretendimet e palëve, gjyqtari Asim Vokshi vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

KALLËZIMI

“Panorama” ka siguruar vendimin që la në burg 61­ vjeçari, ku zbardhen pretendimet e B.A. ndaj tij. Në kallë­ zimin e saj, B.A. ka veçuar një episod të ndodhur në shtator 2015, kur ajo ka qenë duke punuar në pikën e agjencisë së sigurimeve. Rreth orës 10:00, aty është paraqitur një person i interesuar për sigurim automjeti. “Aty është afruar shtetasi Sh.J., i cili ka thënë se nuk kishte përse të merrte klientët e tyre. Ata kanë debatuar me njëri­tjetrin, ndërsa shtetasi Ylli Hoxha e ka filmuar fshehurazi gjithë skenën e debatit me qëllim që ta hidhte atë më pas në rrjetet sociale për ta diskredituar kallëzuesen. Më pas ky filmim është hedhur në rrjetet sociale, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm mora dhe stres psikologjik”, thuhej në vendimin e Gjykatës. Në kallë­ zimin e saj, B.A. ka sqaruar se shtetasi Ylli Hoxha e ka përndjekur sistematikisht me fjalë dhe sjellje, duke i krijuar ambient stresues. Me anë të një memo­je të depozituar në Prokurori, ajo ka shpjeguar se shtetasi Ylli Hoxha i ka kërkuar të krijonte lidhje intime dhe se ka ndjekur rregullisht nga pas, edhe pse ajo ka qenë e shoqëruar nga shoqet e saj. Sipas saj, 61­vjeçari e ka kërcënuar se do ta ndajë nga burri dhe e ka fotografuar e filmuar disa herë që ajo ka pasur klientë në zyrë. Në kallëzim B.A. ka sqaruar se Hoxha e ka përndjekur dhe fotografuar edhe me bashkëshortin e saj. Një shoqe e B.A. ka deklaruar se 61­vjeçari është bërë disa herë shqetësim për shoqen e saj. Ajo ka treguar dhe një rast ky Ylli Hoxha e ka ndjekur me motor, kur ajo me A.B. po shkonin në shtëpi me autobus dhe se Hoxha i ka kërkuar që të zbriste nga autobus.

BASHKËSHORTI I KALLËZUESES

“Bashkëshorti i kallëzueses ka deklaruar se shtetasi Ylli Hoxha i ka krijuar shqetësime të shumta atij dhe bashkëshortes së tij, duke e përndjekur dhe duke i bërë telefonata të shumta, ku i thoshte të interesohej se më kë takohej, apo me kë shoqërohej e shoqja e tij. Sipas deklaruesit, Ylli H., duke e kërcënuar atë dhe të shoqen, si dhe duke i treguar në rrugë telefonin ndërsa i thoshte se do t’i tregonte fotot e bashkëshortes së tij, i ka çuar deri në prag divorci. Më pas, shtetasja A.B. është paraqitur sërish në polici, ku ka deklaruar se Ylli Hoxha vazhdon ta përndjekë, duke e kërcënuar në rrugë dhe kudo që shkon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY