KQZ regjistron koalicionin e opozitës “Bashkë Fitojmë”, me logon BF

KQZ regjistron koalicionin e opozitës “Bashkë Fitojmë”, me logon BF

60
0
Shares

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi regjistroi sot koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por hoqi nga përbërja logon dhe emrin e PD.

Ky koalicion do të përbëhet nga tre partitë politike; Partia e Lirisë (PL), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe Partia Demokristiane (PDK).

“Jemi përballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin “Bashke Fitojmë”, por vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK”, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij.

Ndërkaq, më herët gjatë mbledhjes së KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibajt, Indrit Sefa ka kundërshtuar përfshirjen e kësaj force politike, në koalicionin “Bashkë Fitojmë’, të Sali Berishës dhe Ilir Metës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY