Gjykata e Tiranës vendosi ta mbajë në qeli oficerin e RENEA, Altin Morina.
Morina tha se parate e sekuestruara në banesën e tij ia ka marrë një biznesmeni 20 minuta përpara arrestimit, dhe këto para nuk kanë prejardhje nga aktiviteti kriminal.
Për këtë ai ka qenë i gatshëm te bashkepunoj edhe me prokurorinë për ta vërtetuar këtë fakt. Sipas tij paratë ai i ka marrë për arsye familjare.
Fillimisht ai akuzohej për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. Ndersa gjatë seancës ai është akuzuar vetëm për pastrim parash. Sipas prokurorisë efektivi i RENEA-s ka qenë në vëzhgim nga ana e autoriteteve ligjëzbatuese. Shuma e gjetur ishte 113 mijë euro. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/