Marrëveshja e pritshme në Ohër, Kurti: Serbia nuk kapitullon po nënshkroi Vuçiç,...

Marrëveshja e pritshme në Ohër, Kurti: Serbia nuk kapitullon po nënshkroi Vuçiç, ajo kapitulloi më 1999 në Kumanovë

44
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk mund të kapitullojë në takimin e së shtunës në Ohër, pasi siç ka deklaruar ai, atë e bëri në Kumanovë më 9 qershor 1999.

Në një intervistë për Alsat, Kurti ka përsëritur se është i interesuar të arrijë marrëveshje nesër.

“Jam i interesuar për një marrëveshje, po shkoj me vullnet të mirë, me qëllim të mirë dhe me besim të mirë për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Nuk mund të ketë kapitullim të Serbisë në Ohër sepse tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor 1999”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se deklaratat pesimiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë qasje konstruktive dhe e përkushtuar.

“E kam dëgjuar këtë deklaratë se çdo marrëveshje në Ohër refuzohet apriori. Nuk mendoj se kjo është një qasje konstruktive dhe e përkushtuar. Unë nuk them që nëse nuk ka nënshkrim, atëherë kemi nënshkruar një mosmarrëveshje, por nuk mund të them që edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje me të gjitha mendjet. E përsëris se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se do të shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë, por sigurisht që nuk mund t’ia garantoj palës tjetër”, ka theksuar Kurti.

Në takimin Kurti-Vuçiq, të cilin e thirri kreu i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të marrë pjesë edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi pritet të nisë nesër [e shtunë] nga ora 10:30.

Kurti ka mbërritur në Ohër në mbrëmjen e së premtes. koha.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY