Vladimir Putin, urdhër arresti për të nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)

Vladimir Putin, urdhër arresti për të nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)

38
0
Shares

Presidenti rus Vladimir Putin kërkohet për akuza të besueshme në lidhje me rolin e tij të dyshuar në krimet e luftës në rajonet e pushtuara.

Presidenti Putin akuzohet se është përgjegjës për deportimin e fëmijëve nga Ukraina në Rusi. Moska gjithmonë ka mohuar kryerjen e mizorive që nga pushtimi. Kremlini tha se urdhrat janë “të pavlefshëm” pasi Rusia nuk e njeh GJPN-në dhe nuk ka nënshkruar Statutin e Romës, traktatin që mbështet gjykatën e përhershme botërore për krimet e luftës.

Ndërkohë, zonja Lvova-Belova tha se urdhër-arresti i saj vërtetonte punën e saj “duke ndihmuar fëmijët e vendit tonë”.

Në një deklaratë, gjykata konstaton se presidenti rus është “përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

ICC tha se dhoma e saj e procedurës paraprake gjeti se kishte “baza të arsyeshme për të besuar” se dy të dyshuarit janë përgjegjës për krimet e supozuara të luftës dhe se Putin “mbart përgjegjësi penale individuale”.

Rusia ka sjellë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi, por e ka paraqitur programin si një fushatë humanitare për të mbrojtur fëmijët e braktisur dhe jetimët në zonat e konfliktit. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY