Berisha: Rama procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse e kërcënoi

Berisha: Rama procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse e kërcënoi

35
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Edi Rama urdhëroi procedura joligjore kontrolli kundër Ahmetajt vetëm pse e kërcënoi.

Sali Berisha: Ka një analogji me kontrollin që u bë te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt.

Organet ligjzbatuese kanë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore.
E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën.
E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë.

Kërcënoi Don Agaçion, kërcënoi Erion Veliajn dhe tani nuk merret me thelbin, por bëjnë kontrolle pa autorizime. Të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme.
Rama mendoi se me këtë lajm do mund të eklipsonte lajmin për Olsi Ramën dhe Amant Josifin, mendoi se do eklipsonte shkrimet e tjera dhe tha se fajin e ka vibratori.

Ky njeri nuk ngurron të përdorë çdo lloj mjeti në propagandën e tij vulgare për të mbrojtur veten e tij.
Ndaj duke dënuar qëndrimet prej gangsterëve për kontrollet pa autorizim, dënoj edhe qëndrimin që nuk guxojnë të prekin Arben Ahmetaj, se përfundojnë më keq se ai. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY