Ndryshon kodi rrugor, 40 ndryshimet më të rëndësishme

Ndryshon kodi rrugor, 40 ndryshimet më të rëndësishme

2315
0
Shares

Kanë ndryshuar disa nga rregullat bazë të qarkullimit rrugor përmes ligjit të ri që u miratua mbrëmë në Parlament.

Më poshtë janë 40 rregullat bazë që kanë ndryshuar:

40 ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Rrugor:

  1. Hiqet arresti me burg kur qarkullon me makinë pasi policia të ka pezulluar dhe marrë dokumentacionin. Parashikohet vetëm gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë si dhe heqje e patentës.
  2. Kolaudimi i makinave çdo 2 vite, ishte çdo vit
  3. Kolaudim pas 3 vitesh për makinat e reja
  4. Kolaudim çdo 1 vit për taksitë, autoshkolla, transport udhëtarësh;
  5. Futet masa masës këshilluese, pa gjobë, me pasqyrim në sistem.
  6. Kush përsëritet shkeljen pasi është këshilluar, gjobë në kufirin maksimal.
  7. Rikthim në autoshkollë nga e para të shoferëve që u anulohet patenta nga heqja e pikëve.
  8. Rritje e afatit për ndryshimin e pronësisë së mjetit deri në 30 ditë.
  9. Heqje e afateve të pritjes për humbje/vjedhje dokumente ose targës nga 15-30 ditë.
  10. Drejtuesi i mjetit merr targën ose dokumentet e reja menjëherë sapo të paraqesë vërtetimin denoncimit të humbjes apo vjedhjes së dokumenteve.
  11. Kushdo të qarkullon me mjet në rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejes së qarkullimit, gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë dhe ndalim të mjetit.
  12. Kalimi direkt nga kategoria B, pas tre viteve, te kategoria D1 (mosha minimale 21 vjeç) dhe më pas te kategoria D (mosha minimale 24 vjeç).
  13. Rritje e afatit të vlefshmërisë së kalimit të testit të teorisë nga 6 në 12 muaj.
  14. Afati vlefshmërie për patentat D1, D1E, D dhe DE nga 3 vjet që ishte bëhet 5 vjet për personat 65 vjeç e lart.
  15. Afat vlefshmërie për patentat D1, D1E, D dhe DE ishte për moshat 60 vjeç e lart, bëhet 65 vjeç e lart.
  16. Tejkalimi i kufijve minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.
  17. Kush tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, gjobë nga dy mijë deri në katër mijë lekë.
  18. Tejkalimi i shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Pezullim i lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe e heqje e pikëve.
  19. Tejkalimi i shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, me gjobë nga dhjetë mijë lekë deri në njëzet mijë lekë, pezullim të patentës 3-6 muaj dhe heqje e pikëve.
  20. Kush përsërisin një nga shkeljet tejkalimit të shpejtësisë brenda dy viteve, do t’u pezullohet patenta nga 8 deri në 18 muaj.
  21. Kushdo parakalon në mënyrë të gabuar, gjobë nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë, ishte 2-6 mijë lekë.
  22. Parakalimi në mënyrë të gabuar, kur shkakor aksident, përveç gjobës, hiqen pikën në lejen e drejtimit.
  23. Kush përsëritet shkeljen e parakalimit të gabuar brenda një viti, ndëshkohet me dyfishin e gjobës dhe me pezullim të lejes së drejtimit për një muaj.
  24. Drejtuesi i mjetit do ndëshkohet me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.
  25. Shoferët që përdorin telefon, gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.
  26. Shoferët që përsërisin 3 herë brenda vitit shkeljen e përdorimit të telefonit, do t’u hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.
  27. Shoferët që kapen në gjendje të dehur, gjobë deri në 40 mijë lejë, heqje e patentës deri në dy vjet,heqje të të gjitha pikëve, procedim penal dhe kthim në atoshkollë.
  28. Kush konstatohet se ka parkuar tre herë në mënyrë të gabuar brenda vitit, sidomos në trotuar, do të hiqen pikë në patentë, përjashtohen mjetet autoveturë, gjatësia e të cilave nuk e kalon kuadratin e sinjalizuar për parkim.
  29. Punonjësit e policisë duhet të pajisur me certifikatën profesionale policore për drejtimin e mjeteve.

30 Kushdo që drejton mjetet e policisë pa lejedrejtimin përkatëse, por i papajisur me certifikatën profesionale policore, gjobë deri në dhjetë mijë lekë

  1. Kush shkakton aksident me vetëm dëme materiale, për shkak mosrespektimi i përparësisë, humbet pikët në patentë.
  2. Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve didaktike për sigurinë rrugore dhe aftësimin e njohurive teorike e praktike, gjobë nga pesëdhjetë mijë lekë deri në njëqind mijë lekë.
  3. Personeli policor duhet të pajiset me një certifikatë profesionale policore, për drejtimin e mjeteve të shërbimit.
  4. Kush lëviz pa kaskë mbrojtëse me mjet me dy rrota, gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë, ishte pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.
  5. Drejtuesit e motoçikletave duhet të mbajnë një jelek fosforeshent.
  6. Drejtuesit e motoçikletave pa jelek fosforeshent, me gjobë nga një mijë deri tre mijë lekë.
  7. Kush nuk respekton detyrimin për të ndaluar në rast aksidenti, kur nuk përbën vepër penale, gjobë dhjetë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë, si dhe i hiqen pikët. Ishte gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
  8. Kush nuk respekton detyrimin për të ndaluar në rast aksidenti, kur aksidenti ka sjellë pasoja, procedohet sipas ligjit penal.
  9. Lejohet qarkullimi i patinave elektrike në rrugë ku kalojnë makinat.
  10. Njoftimi i shkeljeve dhe i vendimeve, i dërgohen kundërvajtësve edhe me njoftim elektronik. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY