Bilanc tragjik nga përmbytjet – 22 të vdekur në Maqedoni, e hëna...

Bilanc tragjik nga përmbytjet – 22 të vdekur në Maqedoni, e hëna ditë zie

63
0
Shares

Shkon në 22 numri i personave që kanë humbëm jetën nga moti i keq që përfshiu Shkupin dhe rrethinat. Viktimat janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, si vende më të goditura nga moti keq.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Brendshme, 20 prej viktimave janë identifikuar dhe trupat e pajetë u janë dorëzuar familjeve të tyre.

Ndërkohë 5 persona të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, ndërsa mbi 1000 banorë janë evakuuar nga zonat e përmbytura.

Qeveria e ka shpallur të hënën ditën zie në nder të viktimave si dhe gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë.

Banorët e lagjes së Hasanbegut, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar gjatë vërshimeve duke thënë se kjo nuk ju kishte ndodhur asnjë herë më parë. Ata thonë se me vite të tëra kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tillë, por fatkeqësisht nga autoritetet kompetente nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po punojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY