Vidhte në mënyrë të përsëritur, bateritë e automjeteve të shtetasve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga shtetas të ndryshëm, për 5 raste vjedhjesh, kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të tyre, shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës.
30-vjeçari, gjatë 4 muajve të fundit, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, dyshohet se ka vjedhur bateritë e automjeteve të 5 shtetasve të ndryshëm.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/