Alibeaj, deklaratë kundër koalicionit opozitar, Celibashi mos ta regjistrojë

Alibeaj, deklaratë kundër koalicionit opozitar, Celibashi mos ta regjistrojë

40
0
Shares

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar sot në lidhje me përdorimin e emrit të PD në koalicionin e opozitës që është dorëziar këtë mbrëmje në KQZ.

Alibeaj thotë se përfshirja e logos dhe siglës së PD në këtë kërkesë nga Berisha, është në kufijtë e një vepre penale duke i kërkuar Celibashit të shmangë shmangur regjistrimin e koalicionit.

Postimi i Alibeaj në twitter:

Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD. Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale
PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozerisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.
Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY