Hidhet shorti për ankesat në KAS të PD, kush janë relatorët dhe...

Hidhet shorti për ankesat në KAS të PD, kush janë relatorët dhe kur merret vendimi

46
0
Shares

Është hedhur shorti për trajtimin e dy padive në KAS pasi kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi të mos regjistronte për zgjedhje dy kërkesa të ardhura nga PD, një nga Berisha dhe një nga Alibej-Basha.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar dy kërkesa ankimore:

1. Kërkesa ankimore nr. 32 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike”,për regjistrimin si subject zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023” dhe regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me nr. 1337, të paraqitur në emër të PD nga përfaqësuesi z. Indrit Sefa;
2. Kërkesa ankimore nr. 33 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 172, datë 14.03.2023 dhe ndryshimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha, si subject zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Rezultatet e shortit përcaktuan z. Koli Bele, si relator të kërkesës ankimore nr. 32 dhe z. Ledio Braho, si relator të kërkesës ankimore nr. 33.

Ne perfundim te shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin per shqyrtim te kerkeses ankimore nr.32, ne seance publike diten e Enjte, date 16.03.2023, ne oren 12:00.

Nuk është caktuar ende data dhe ora për kërkesën e Berishës, nr 33. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY