Kandidati për Tiranën Belind Këlliçi takon banorët në Kashar: Vij me një...

Kandidati për Tiranën Belind Këlliçi takon banorët në Kashar: Vij me një model krejt ndryshe. Jam një qytetar si ju

39
0
Shares

Kandidati për Tiranën Belind Këlliçi takoi sot banorët në Kashar. “Vij me një model krejt ndryshe. Jam një qytetar si ju, jetoj në të njëjtin qytet si ju, jetoj në Tiranën reale, në Tiranën e vërtetë, në Tiranën tuaj. Çdo politikan që nuk mban premtimet duhet ndëshkuar me votë”, tha Këlliçi.

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këllici zhvilloi një takim me banorët e fshatit Dorbë, njësia Administrative Kashar. Rruga në gjendje të mjeruar, mungesa e ujit të pijshëm, diskriminimi dhe mosmbajtyja e premtikmeve ishte evidente në këtë zonë e cila nuk është as dhjetë kiklometra larg qendrës së Tiranës. Këllici u shpreh se ndërkohë që për të përshkruar rrugën që të çon në Dorbë me një gjatgësi rreth 3 km iu deshën 55 minuta, Erjon Veliaj gjen kohën dhe organizon takime luksoze për të folur për Tiranën Digitale dhe projekte futuriste.

“Mund tju duket e çuditshme por për të bërë 3 km rrugë, na ka shkuar 55 minuta për shkak të trafikut, Në Tiranë kishin mbaruar të gjitha problemet dhe po fokusohej në Tiranën digitale. Dhe meqë jam në taskim me ju, kam nevojë ta di a janë zgjiodhur problemet dhe ajt të diskutoijmë p[ër Tiranën Digitale. Një orë në ditë keni? Ma thoni se mbase jam unë gabim, mase nuk jetoj unë në këtë Tiranë ku jeton Veliaj. Një orë në 24 orë? Rrugët si I keni? Unë e pashë por am nevojë të ma thoni ju. Mund ta kish zgjidhur të gjithë situatën, mund të kish sjellë një lopatë zhavorr ose pak çakull. Mujnd të ishte kujdesur për ujin e pijshëm në këtë zonë të paktën. Vetëm me aktivitetin që ka bërë dhe doli për të thënë vetëm gënjeshtra mund ta kish zgjidhur” tha Këlliçi.

Temë e bisedës me banorët ishte dhe ikja e të rinjve.

Një prej banorëve u shpreh se kishte tetë fëmijë dhe 6 prej tyre I ka në emigracion “Kam tetë fëmijë. 4 djem I kam në gjermani dy vajzat e kam një në francë dhe një në greqi dhe dy I kam këtu. Me një fjal kam nipër e mbesa plot, shkoj i shoh ndonjëherë vijnë, por gjithsesi zemra është e plagosur. Kioshim vendosur një tub uji, tani e kanë prishu atë tub, tani po na prishin dhe asfaltin dhe tani nmuk po rregullohen. Hallet janë shumë të mëdha por dhe dhimbja është shumë e madhe” u shpreh njëri nga banorët.

Këlliçi nga ana e tij u shpreh se, ai vjen me një model krejt ndryshe ndërkjohë që u kujtoi banorëve se çdo politikan që nuk mban npremtimet duhet ndëshkuar me votë.

“Vij me një model krejt ndryshe. Jam një qytetar si ju, jetoj në të njëjtin qytet si ju. Sepse jetoj në këtë Tiranë në Tiranën reale, në Tiranën e vërtetë, në Tiranën tuaj. Nuk e dëgjova Erjon Veliajn të fliste as për kullat, as për inceneratorin, as për mujngesën e vendeve të punës, as për faktin se po ju ikin fëmijët. Desha t’ju pyes pjesa më e madhe prej jush i keni fëmijët këtu apo jashtë? Po pse i keni jashtë, përderisa kjo Tirana qenka kaq e bukur, paska kaq shumë vende pune, qenka qytetit Europian i Rinisë, pose i keni nisur fëmijët jashtë? Jemi ne të gjithë gabim dhe është Erjon Veliaj në rregull, apo jemi në të gjithë në rregulkl dhe është erjon veliaj mashtrues. Kjo është shumë e thjeshtë. Po ju harrova do më harroni, kjo është krejt normaleë dhe kështu duhetg tgë funksionojë në fakt.

Ndëshkojini me votë ata që ju kanë lënë pas dore, ata që ju kanë gënjyer, ata që kanë marrë përsipër tyju zgjidhin një hall dhe jo vetëm që nuk e kanë zgjidhur po as kanë denjuar tjui kthejnë përgjigje, harrojini. Po pallatin që ka dhënë Veliaj ath para zyrës së vet, 7 kate pa leje aty të sheshi Skëndërbej. E ka mu para zyrës, hap dritaren në mëngjes dhe i del pallati përballë. Se kam parë tha. E dini çfarë i bëri atij ndërtuesit, i dha dhe një leje tjetër ndërtimi. Jua them me zemër, unë kam nevojë për mbështetjen tuaj. Vetëm këtë betejë nuk e fitoj dot.

Kam të vërtetën me vete, kam njerzit e thjeshtë me vetge, kam opozitarët e vërtetë me vete, kam qytetarët me vete. Te ky qytet jetojmë. Do kisha shujmë dëshirë që ato që thotë ai të ishin të vërteta, po nuk janë për dreq nuk janë. Do doja shumë që Tirana të ishte kaq e mirë. Jemi një ndër dhjetë qytetet më të pista në botë që ta dini, këto nuk I them unë I thonë raportet e huaja. E kuptoni çfarë I ka bërë Erjon Veliaj këtij qyteti” përfundoi Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY