Foto Arkiv
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ngjarjet në Maqedoni.
Duke bërë të ditur se bashkitë e djathta në Shqipëri do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar zonën përmbytur në Shkup, Basha ka kërkuar të njëjtën gjë edhe nga qeveria shqiptare.
“Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptarë kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik. Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta. Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën”, shprehet Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/