Porti i Durrësit/ Berisha: Presidenti kërkoi të tërheqë NATO-n në këtë aferë

Porti i Durrësit/ Berisha: Presidenti kërkoi të tërheqë NATO-n në këtë aferë

40
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me grupin parlamentar të PD se Presidenti kërkoi të tërheqë NATO-n në këtë aferë

“Porti i Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë sot. Shkon të paktën 5 miliardë euro. Dhe mobilizon të gjithë shtetin e tij njëpartiak në funksion të kësaj afere.

E dëgjuat Presidentin e Republikës? Çfarë kuptuat nga vizita e tij në selinë e NATO-s? Kërkesën për të tërhequr NATO-n në aferën korruptive të spostimit të Portit të Durrësit në Porto Romano”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se PD në pushtet, që ka qenë promotori i anëtarësimit të vendit në NATO, është e gatshme që t’i ofrojë NATO-s, çdo lehtësi në vend. Por e fton të ketë kujdes nga kjo organizatë politike mafioze. Që po transferon portin me qëllimin e vetëm për të plaçkitur të paktën 5 miliard euro me projekte me konto offshore.

Berisha porositi në fund se gjithçka në mbështetje të kandidatëve të PD për bashkitë.

“U kemi paraqitur kandidatë në mënyrën më transparente.
Kudo që shkon, e kemi ballin e hapur.
Por ata duan mbështetjen tuaj më të fuqishme çdo orë, çdo ditë që të ecim të sigurt drejt fitores”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY