Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së Arben Ahmetaj ankimoi sot në GJKKO vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij.
Ahmetaj kërkon nga Apeli i Posaçëm shpalljen i pakushtetueshëm dhe i paligjshëm i vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë.
Ahmetaj thotë se akti cënon sovranitetin e Kuvendit pasi më parë duhej marrë leja.
Në ankimimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se shtëpia e bashkëjetueses së deputetit Ahmetaj, Erjola Hoxha është dhe banesë e tij, përderisa jeton aty, raporton balkanweb.
Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë. r.k, bw
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/