Debati në Kuvend për Xhaçkën, këshilli i Legjislacionit vendos 28 marsin për...

Debati në Kuvend për Xhaçkën, këshilli i Legjislacionit vendos 28 marsin për raportin

55
0
Shares

Më datë 29 mars do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të dëgjuar raportet nga palët sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetets Olta Xhaçka.

Klotilda Bushka u caktua relatore per çështjen e mandatit të Olta Xhackes. Por deputeti i PD Gazment Bardhi, tha se nuk ka nevojë për relator pasi raportet i pergatit administrata e Kuvendit.

Deputeti socialist Fatmor Xhafaj kërkoi të ndalen debatet dhe të zbatohen procedurat.

“Nuk e kuptoj pse daravitet kështu me lloj fjalimesh, komisioni duhet të ndjekë procedurat.

Ka ardhur vendimi i gjykatës kushtetuese, kuvendi vazhdon procedurat.

Ne dje kemi marr materialet, sot duhet të caktojmë relatorët, po të jenë gati ata, caktojmë mbledhjen e komisionit, se nuk mund ta bëjmë si e mendon njëri ose si e mendon tjetri.

E para duhet një proces, nga pikëpamja procedurirale, shikohet dokumentacioni, kontrollojnë relatorët, ne bëjmë propozimet tona dhe vendoset”, deklaroi Xhafaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY