Letra, anulimi i seancës plenare, shkelje e rëndë e rregullores

Letra, anulimi i seancës plenare, shkelje e rëndë e rregullores

28
0
Shares

Është anuluar seanca e sotme plenare në Kuvend nga kryetarja Lindita Nikolla.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë paraqitur në shkresën e dokumentit zyrtar dërguar kryetares së Kuvendit se, anulimi i seancës së datës 13.03.2023 është në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit. Kjo vendimarrje nuk bëhet sipas dëshirës së kryetares së Kuvendit, dhe përgjegjësia bie direkt mbi Kryetaren e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, e cila duke marrë vendimin për anulimin e seancës ka shkelur të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar në Kuvend problematikat e zonave të tyre elektorale.

Deputetët e Partisë Demokratike e konsiderojnë anulimin e kësaj seance të datës 13 mars 2023, një akt të rëndë kundër parlamentarizmit dhe një akt anti-kushtetues. Në kërkesën zyrtare të dërguar si më poshtë, ata kërkojnë që zhvillimi i kësaj seance të kryhet normalisht. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY