DOKUMENTAT/ Skemë e blerjes së votave me paratë e ndihmës sociale nga...

DOKUMENTAT/ Skemë e blerjes së votave me paratë e ndihmës sociale nga Bashkia e Vaut të Dejës

44
0
Shares

Skemë e blerjes së votave me paratë e ndihmës sociale nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës i drejtuar dhe përbërë vetëm nga socialistë.

“Siç dihet, një familje e varfër për të përfituar ndihmën ekonomike duhet të aplikojë në skemën e pikëzimit kombëtar. Më pas drejtoritë rajonale bëjnë përzgjedhjen sipas kritereve që përcaktohen me VKM 597. Familjet që mbeten jashtë sistemit të pikëzimit, mund të përfshihen nga Këshilli Bashkiak në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet fondit 6%”, tha sot nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi i cili denoncoi me dokumenta trukimin e votave në bashkinë e Vaut të Dejës.

Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Vau Dejës?

Me vendimin nr. 1 të 26 janarit 2022, Këshilli Bashkiak Vau Dejës ka miratuar kriteret për trajtimin me ndihmë ekonomike nëpërmjet fondit 6%, familjet të cilat nuk janë shpallur përfituese në skemën kombëtare të pikëzimit.

[Prova 1 – Vendimi nr. 1, datë 26.01.2022 i Këshillit Bashkiak Vau Dejës]

Pra, detyrimisht familjet që do të trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga Bashkia, duhet të ishin ndër familjet që kishin aplikuar në sistemin e pikëzimit dhe nuk ishin shpallur përfituese. VKM nr. 597, shkon edhe më tej, duke përcaktuar se këto familje duhet të kenë aplikuar tre muajt e fundit.

[Prova 2 – Vendimi nr. 597, datë 04.09.2019 i Këshillit të Ministrave]

Ligji dhe aktet nënligjore kanë përcaktuar dy kushte për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike nga Bashkia: së pari, familje që kanë aplikuar, por nuk janë shpallur përfituese nga skema kombëtare; dhe së dyti, familje që kanë aplikuar në tre muajt e fundit. Kjo nuk ka ndodhur në Këshillin Bashkiak Vau Dejës, duke vepruar në shkelje flagrante të ligjit.

Nga ana jonë, janë administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër gjatë vitit 2022, nga të cilat rezultojnë familjet nga Bashkia Vau Dejës që kanë aplikuar në skemën kombëtare, por që nuk janë shpallur përfituese.

[Prova 3 – Vendimmarrjet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror]

Më pas, kemi administruar dhe verifikuar të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës gjatë vitit 2022. Nga ku na ka rezultuar se Këshilli Bashkiak Vau Dejës, me propozim të administratorëve shoqërorë, ka përfshirë në skemën e trajtimit me ndihmë ekonomike mbi 100 familje pa qenë aplikues në skemën kombëtare të pikëzimit dhe as në tre muajt e fundit.

[Prova nr. 4 – Vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak Vau Dejës]

Kush janë këto familje përfituese? Të gjitha të lidhur me strukturat drejtuese dhe militantë të Partisë Socialiste. Pra, për të shpërblyer njerëzit e tyre, Këshilli Bashkiak, shkel haptazi ligjin. Madje, ka prej tyre që familjarisht jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, që janë të punësuar në administratën e bashkisë apo janë familjarë të kryetarëve të fshatrave.

Ata nuk plotësojnë asnjë kriter ligjor, përveçse të qEnurit patronazhistë të PS-së.

Të tjera fakte e bëjnë edhe më flagrante paligjshmërinë dhe pashpirtësinë e këtyre njerëzve. Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e cila duhet të jetë garante e ligjshmërisë së pushtetit lokal, në të gjitha rastet është shprehur dakord për miratimin e këtyre akteve të Këshillit Bashkiak.

[Prova nr. 5 – Shprehjet e ligjshmërisë së Prefektes]

Kjo skemë që përfshin administratorët, kryetarin dhe sekretarin e Këshillit Bashkisë Vau Dejës dhe Prefekten e Qarkut të Shkodrës, ka vetëm një qëllim që nëpërmjet përdorimit të fondeve publike të blejnë votat e familjeve dhe qytetarëve në zgjedhjet e 14 Majit.

Po kujt i takon detyra e kontrollit të institucioneve shtetërore që mos të kryejnë abuzime të tilla në kurriz të qytetarëve. VKM nr. 512/2006 e përcakton shumë qartë se këtë detyrë e ka Inspektoriati i Ndihmës Ekonomikë, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale.

[Prova nr. 6 – Vendimi nr. 512, datë 31.05.2006 i Këshillit të Ministrave]

Por, edhe Inspektoriati, edhe Ministria duket që kanë mbyllur sytë përpara këtij rasti, duke u bërë bashkëpunëtorë, në një shkelje flagrante të ligjit.

Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar që nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri tek nëpunësit e ndihmës ekonomike të Bashkisë Vau Dejës, të Keshillit Bashkiak, si edhe te strukturave rajonale si Sherbimi Social dhe Prefektura Shkodër.

Partia Demokratike e dënon këtë veprim kriminal i cili bëhet më edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet familjeve ne nevoje për t’u kaluar militantëve të PS. Partia Demokratike, inkurajon të gjithë banorët që të sjellin denoncime dhe abuzime të pushtetit vendor. r.p

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY