Drejtori i Policisë Bashkiake Ermal Kapllani presion administratës: Më bëni like dhe...

Drejtori i Policisë Bashkiake Ermal Kapllani presion administratës: Më bëni like dhe share

105
0
Shares

Drejtori i Policisë Bashkiake Ermal Kapllani i bën presion presion administratës duke kërkuar prej tyre të bëjnë like dhe share.

Postimi i Grigels Meçollarit:

“Më shkoi goja pas kurrizit”, shkruan drejtori i Policisë Bashkiake për vartësit e tij, duke u treguar krahun për t’i shtyrë që të komentojnë e shpërndajnë fotografitë e shefit në rrjete sociale.

“Jemi mbi 600 vetë”, i shkruan Kapllani në Whatsapp punonjëve të Policisë Bashkiake, që trysnohen t’i bëjnë një shërbim imazhit të shefit.

Ermal Kapllani është në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe të keqpërdorimit e shfrytëzimit të administratës publike për llogari elektorale të kryebashkiakut Veliaj, i cili si urdhërues ka thyer Nenin 91 të Kodit Zgjedhor.

Aplikacioni Aktivisti nuk mjafton për të mbikëqyrur aktivitetin e punonjësve në rrjete sociale. Duhet vigjilenti i partisë Ermal Kapllani, që me forma të tilla presioni, synon të rrisë artificialisht mbështetjen ndaj kryebashkiakut. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY