ZYRTARE/ Mimoza, gruaja e vrarë në Don Bosko, 4 të plagosur. Detajet...

ZYRTARE/ Mimoza, gruaja e vrarë në Don Bosko, 4 të plagosur. Detajet nga policia dhe emrat

57
0
Shares

Në rreth viktima në lokal

Një grua, banakiere e lokalit, u vra sonte te Don Bosko ndërsa 4 të tjerë u plagosën, njoftoi policia e Tiranës. Gruaja quhet Mimoza paja ndersa te plagosurit janë Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuela Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Detajet:

Rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY