Nëse doni që fëmija juaj të gjejë punë!

Nëse doni që fëmija juaj të gjejë punë!

133
0
Shares

Artikulli është pjesë e një studimi që u krye në vitin 2015 nga një grup organizatash studimore dhe të shoqërisë civile( shtetiweb.org)me autor kryesor Ardian Hackaj, mbështetur nga fondacioni Friedrich Ebert.

Studimi u mbështet në një kampion me 800 kompani nga të 12,000 tashmë të regjistruar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe të vendosura në të gjithë Shqipërinë.

Në qoftë se fëmija juaj është student i shkëlqyer dhe dëshiron të gjeje një punë të mirë menjëherë pas Universitetit, sugjerojme të studiojë Financë&Auditim &Sigurim.

Megjithatë për shkak të numrit te ulet te posteve te disponueshme, duhet te merrni parasysh konkurrencen e forte, te pasuar me një periudhe të gjatë të trajnimi ne kompani

2. Në qoftë se fëmija juaj është shumë i mirë në matematikë / shkencat ekzakte / dëshiron kontaktin social dhe të udhëtoje ai/ajo duhet të studioje për inxhinieri. Gjetja e një punë per inxhinjere te sapodiplomuar pritet të jetë krahasimisht me e lehtë, paga e fillimit do të jetë konseguente dhe rruga e karrierës e qëndrueshme

3.Inxhinieria& financa duket të jenë profesionet e paguara më mire për te sapodiplomuarit. Megjithese parashikohet të ketë më tepër punë për inxhinjerë se sa për bankierë.

4. Në qoftë se fëmija juaj dëshiron të filloje pune menjehere pas shkollës së mesme,nqs se studion VET ka me teper shanse per te gjetur pune se sa nqs studion arsim të përgjithshëm. Për më tepër nqs nderron mendje studimet ne VET e lejojne te vazhdoje me lart drejt arsim të lartë professional. Shumica e investitorëve te huaj ne Shqiperi jane te interesuar te punesojne te rinj me formim VET.

5. Fëmija juaj duhet të bëjë maksimumin për të marrë përvojë pune gjate kohes se studimeve.

6. Pas diplomimit eshte me mire qe fëmija juaj të punonjë se sa të pres për te gjetur punën e duhur –cdo përvoje pune eshte asset ne karrieren e fillestareve.

7. Fëmija juaj nuk duhet të tutet nga ndryshimi i vendeve te punes. Ne tregun e sotem, ky eshte nje fenomen normal.

8. Pershtatshmeria është nje nga tiparet me te kerkuara ne tregun e punes. Shumë punëdhënës do të punësojnë fëmijën tuaj për detyra të thjeshta fillestare në nivel të ulët. Do të jetë në dorën e fëmijës tuaj për të provuar se vleni me shume dhe të orientoni karrieren tuajnë rrugën e deshiruar.

9. Formimi Profesional nuk duhet të shihet si një alternativë ndaj gjimnazit por si nje zgjedhje karriere perballe universitetit. VET mund t’ju coje më vonë ne studime master në mjeshteri profesinale / jo-akademike (i cili në Gjermani është i njëjtë me nivelin bachelor. Kjo gjithashtu kërkon një standard më të lartë të shkollave profesionale Shqipëria nuk është i vetmi vend në të cilin femija juaj mund të ketë një punë fillestare të suksesshme. Për disa profesione – infermieret, kujdesi social, inxhinierë, IT, etj – ka një kërkesë të lartë në vendet e tjera evropiane ose ne vende me rritje te larte ekonomike si ne Gjirin Persik. Ju duhet të mbani këtë në mendje kur planifikoni karrierën e femijes tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY