Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Pogradec se sot një apel buron, të ndryshojmë që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Sali Berisha: A nuk është kjo një thirrje e ndërgjegjes njerëzore, kombëtare për çdo shqiptar që të ngrihemi, të mos lejojmë që vendi ynë të tretet para syve tanë. Të ngrihemi, të mos lejojmë që dhe për 8 apo 16 vite të tjera, këtu nuk dihet se kush do të jetë me këto ritme. Të ngrihemi, sepse kjo që po ndodh është absolutisht pasojë e politikave anti-shqiptare.
Unë ju rikujtoj ju këtu, se në vitet 2007-2014, çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit. Popullata u rrit. Dhe nga 2014 e deri më sot, shqiptarët tejkalojnë çdo komb tjetër për një hark të tillë kohor në braktisjen e vendit të tyre.
A duhet ne të qëndrojmë duarkryq? A duhet ne ta përcjellim këtë me indiferencë? A duhet ne të shkojmë të udhëtojmë të përgjumur në fatin tonë? A duhet ne t’i nënshtrohemi këtij fati? Kurrën e kurrës!
Secili nga ne nuk ka në Shqipëri 1/3 e familjes. Nuk ka në Shqipëri 1/3 e miqve, 1/3 e njerëzve të tij. Dhe ku kanë shkuar? Sigurisht, kanë shkuar në vende tjera që janë më të pasura.
Po ju them një gjë. Si Pogradeci, si Shkodra, si Korça, si Vlora, si Shqipëria nuk ka vend më të pasur mbi tokë me rezervat natyrale.
Asnjë vend nuk ka pasuritë përrallore të Shqipërisë, por kjo kërkon t’i përgjigjemi asaj thirrje të brendshme që na thotë të ndryshojmë gjendjen. Sot një kushtrim, një apel buron nga çdo zemër, mendje, ndërgjegje. Të ndryshojmë, në mënyrë që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen e tyre më të bukur në Shqipëri, në Pogradec, në Korçë dhe kudo. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/