Lineker trondit hapësirat publike britanike, i majtë, i drejtë por jo në...

Lineker trondit hapësirat publike britanike, i majtë, i drejtë por jo në vendin e duhur

67
0
Shares

Gary Lineker u pezulkua nga BBC pas një postimi kritik me qeverinë në rrjete sociale duke shkaktuar një furtunë debatesh mbi lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut në Britani.

“Nuk ka asnjë fluks të madh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është një politikë mizore e pamatë, ndaj njerëzve më të cënuar në një gjuhë që nuk është e ndryshme me atë të përdorur nga Gjermania në vitet ’30.”

Ky ishte komenti që Gary Lineker bëri për ligjin e ri të imigracionit të qeveria britanike. Por pas këtij reagimi në tëitter, ish futbollisti, tashmë drejtues i një programi sportiv u pezullua nga detyra nga BBC.

Program Match Of The Day, i drejtuar nga Lineker nuk do të ketë më as të ftuarit të tij Alan Shearer dhe Ian Right, të cilët dhanë dorëheqjen në shenjë proteste. BBC reagoi se do të ulet në bisedime me Lineker për të dakordësuar qasjen e tij në rrjetet sociale.

Kjo ngjarje ka marrë jehonë të gjerë në të gjithë Europën. Indinjata ka përfshirë edhe vetë futbollistët e Premiere League, të cilët gjatë këtij emisioni ishin të pranishëm me deklaratat e tyre pas ndeshjeve.

Lajmi i fundit në mediat britanike është se edhe vetë lojtarët do të bojkotojnë këtë program televiziv të BBC, në shenjë solidariteti me Lineker. Shoqata e futbollistëve profesionistë e ka mbështetur vendimin e tyre edhe pse të gjithë klubet kanë detyrimin të ofrojnë lojtarë dhe trajnerë për t’u intervistuar.

Në mediat dhe publikun britanik është një debat i madh për vendimin e BBC.

Disa e konsiderojnë të drejtë vendimin e BBac dukw thënë se ky rrjet është publik dhe dikush nuk mund të paguhet atje për të shpalosur idetë e veta politike. Sipas tyre Lineker është i majtë dhe se ai duhet ta shmangë prirjen e tij për aa kohë paguhet mbi 1 milionë paundë në vit nga rrjeti publik BBC. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY