SARANDË/ 5 në pranga për 25 viça të vjedhur në Greqi

SARANDË/ 5 në pranga për 25 viça të vjedhur në Greqi

42
0
Shares

Kontrabandonin bagëti të trasha, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 2 kamionë me të cilët transportoheshin 25 krerë bagëti të dyshuara të vjedhura në Greqi, si dhe 5 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, mbështetur dhe në inteligjencën informative, se në Konispol po bëhej tregtimi i disa bagëtive të trasha të kontrabanduara, kanë organizuar punën dhe kanë goditur këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informale”.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit:

A. H., 50 vjeç, banues në Konispol, K. L., 32 vjeç, banues në Fier dhe V. D., 37 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim;

A. Sh., 55 vjeç, me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, dhe J. H., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nepërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY