Majlinda Kelmendi ka marrë medaljen e artë në Olimpiadën e Rios, duke i dhënë edhe Kosovës të parën medalje të artë në pjesëmarrjen e parë në një garë kaq të madhe.
Xhudisjta kosovare ka arritur të fitojë të Artën në Rio, duke mundur në finale italianen Odette Giuffrida , në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Medalja e artë e Lojërave Olimpike, ishte e vetmja medalje që i mungonte krenarisë së Kosovës, por që e arrin atë duke bërë historinë në debutimin e parë të Kosovës në Lojëra Olimpike, shkruan Lajmi.net.
Majlinda rrugëtimin drejt medaljes e nisi duke e kaluar raundin e parë pa luftë, ndërsa në luftën e parë mundi zviceranen Tschopp, pas vetëm 20 sekondave.
Në çerekfinale, Majlinda mundi Legentil, nga e cila ishte mposhtur në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012.
Kalimin në finale, xhudistja kosovare e arriti duke mposhtur garuesen e papërshtatshme japoneze, Misato Nakamura.
Majlinda ishte pjesë e Lojërave Olimpike të Londrës së vitit 2012, dhe në pamundësi për të përfaqësuar Kosovën, ajo ishte pjesë e ekipit olimpik të Shqipërisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/